Showbiz

Zayn gati të zhdukë tatuazhin me sytë e Hadid nga kraharori i tij

Zayn Malik po përpiqet të fillojë një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Gigi Hadid.

Pasi fshiu të gjitha fotot në Instagram, përfshirë edhe ato me supermodelen, tani këngëtari po planifikon të fshijë edhe tatuazhin dedikuar ish të dashurës. 25-vjeçari ka tatuazhuar në gjoks sytë e Gigit dhe ka vendosur ta heqë në përpjekje për ta fshirë nga jeta.

Ai ka bërë edhe ndryshime në look. Zayn ka lyer flokët ngjyrë jeshile. Ndërsa 23-vjeçarja vazhdon të qëndrojë e qetë. Gigi ndjek akoma këngëtarin në Instagram, mban fotografitë me të dhe i pëlqen postimet.

Çifti i famshëm i dha fund marrëdhënies së tyre pas 2 vitesh lidhje. Lajmi u konfirmua nga të dy me anë të një postimi në Twitter, ku u shprehën se do të jenë gjithmonë shokë e në mbështetje të njëri-tjetrit.