Health & Beauty

Zbardhimi i dhëmbëve gjatë shtatzënisë, ja se çfarë thonë ekspertët!

Nënat shtatzënë shpesh për disa gjëra janë të informuara dhe për disa të tjera jo. Rutinë në çdo kohë për një individ është higjiena e dhëmbëve përmes trajtimeve dentare, por për nënat shtatzënë, sipas disa studimeve ky veprim nuk është aspak i këshillueshëm.

Kjo sepse në shtatzëni mishrat e dhëmbëve dëmtohen për shkak se niveli i hormoneve rritet dhe kjo mund ta përkeqësojë edhe më tepër inflamacionin oral. Përbërësit profesional të zbardhjeve përmbajnë peroksid hidrogjeni dhe mishrat e ekspozuar ndaj tij bëhen akoma më shumë të ndjeshme.

Së fundmi, disa ekspertë nuk mund të thonë me siguri nëse agjentët zbardhues të dhëmbëve mund të jenë ose jo të rrezikshëm për fetusin. Prandaj, për shkak të provave të kufizuara shkencore, Shoqata Dentare Amerikane (ADA) sugjeron që të tregohet kujdes dhe reduktohet sa më shumë zbardhimi, madje deri pasi foshnja të ketë lindur dhe të mos ushqehet me gji.

Nëse po kërkoni t’i jepni një ndryshim buzëqeshjes tuaj, duhet patjetër të këshilloheni me një stomatolog, pasi mund t’ju sugjerojnë edhe zbardhues natyral gjatë pritjes tuaj të ëmbël. Produkte të tilla janë shafrani i Indisë, ose pak sodë buke, me të cilët mjafton të spërkatni furçën tuaj dhe të vazhdoni larjen duke mos shkaktuar kështu asnjë problematikë në shëndetin tuaj dhe të fetusit.