Showbiz

Zbulohen detaje të tjera mbi vdekjen e Dolores O’Riordan

Edhe pse autoritetet londineze janë në pritje për rezultatet e ekzaminimit toksikologjik, detaje të tjera janë zbuluar në formë hipotezash mbi largimin e parakohshëm të Dolores O’Riordan.

Këngëtarja e ndjerë ndërroi jetë më 15 janar në moshën 46-vjeçare ndërkohë që trupi i saj është gjetur i pajetë nga publicisti i saj.

Së fundmi, një lajm i publikuar nga “Santa Monica Observer” ka njoftuar se pranë trupit të Dolores është gjetur një sasi e madhe ilaçesh të cilat ajo i ka konsumuar para ngjarjes fatkeqe. Këto të dhëna kanë shtyrë të afërmit e saj të mendojnë se kjo ka qenë një akt vetëvrasjeje ose një overdozë ilaçesh që janë konsumuar nga këngëtarja në gjendje të dehur.