Showbiz

Pas ndarjes nga jeta të Dolores O’Riordan, “The Cranberries” rekord shitjesh në Amazon dhe iTunes

Mbrëmjen e kaluar u shua ylli i muzikës ‘rock’ Dolores O’Riordan pasi këngëtarja e grupit legjendar “The Cranberries” u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Londër.

Miqtë e saj të ngushtë kanë treguar për median online se ajo vuante nga drepresioni dhe abuzonte me substancat narkotike. Sipas tyre, këngëtarja që u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare, kaloi një nga periudhat më të vështira të jetës së saj kur u nda nga partneri. Ata kanë shtuar se kur ajo ishte adoleshente ka qënë viktimë e abuzimit seksual.

Sa i përket grupit “The Cranberries” ata kanë shënuar rekord në shitjen e albumeve në Amazon dhe iTunes. Albumi i tyre akustik “Something Else” i publikuar në 2017-ën mban vendin e parë me 913,350% rritje në shitje. I dyti renditet albumi “Are You Listening” ndërsa i treti “Everybody Else is Doing it So Why Can’t We”. Gjithashtu edhe këngët e tyre që janë shndërruar në hite gjatë viteve ’90, kanë pësuar rritje në shitje.

Homazhet për këngëtaren e ndjerë po mbahen në qytetin e saj të lindjes ku janë bashkuar jo vetëm familjarë por edhe fansa, kolegë dhe personazhe të tjerë publik duke u përgatitur për t’i dhënë lamtumirën e fundit.