Showbiz

Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes nga jeta të Dolores O’Riordan, nuk është vetëflijimi!

Këngëtarja e famshme e grupit “The Cranberries” ndërroi jetë tragjikisht më 15 Janar të këtij viti, në moshën 46-vjeçare.

Fillimisht ekspertiza doli në përfundim se ajo ishte vetëvrarë për shkak të depresionit dhe përdorimit të substancave narkotike, por një hulumtim i dytë e rrëzon poshtë këtë teori.

Orë më parë “BBC” ka zbuluar se këngëtarja e cila ditën e kaluar do të kishte festuar 47-vjetorin e saj, mësohet të jetë mbytur në vaskën e një hoteli për shkak se ishte shumë e pirë.

Sipas një ekspertize të dytë, mjekët kanë zbuluar se vdekja e saj ishte krejtësisht aksidentale dhe në trupin e saj nuk kishte asnjë shenjë treguese që ajo mund të ishte vetëvrarë.

Dolores ndodhej në hotelin “Park Lane Hilton” ku sapo ishte kthyer nga studio e regjistrimit për turneun e saj me “The Cranberries” ndërkohë që në dhomën e të ndjerës janë gjendur shishe të boshatisura alkooli por jo substanca narkotike, armë zjarri apo mjete të mprehta.