Showbiz

Zbulohet autopsia e trupit të reperit të ndjerë Mac Miller, ja përse familja nuk donte ta bënte publike

Rreth 2 muaj pas ndarjes nga jeta të reperit të famshëm Mac Miller, revista “People” ka zbuluar më në fund versionin zyrtar të autopsisë së tij.

Edhe pse tashmë dihet se ai ndërroi jetë për shkak të një mbidoze, e gjitha ishte aksidentale pasi fajtor për këtë tragjedi nuk ishte sasia e madhe e drogës që ai konsumoi por nga përzierja e fentanilit, kokainës dhe alkoolit që e çuan menjëherë në arrest kardiak.

Gjithashtu mësohet se ai i cili e ka gjetur atë të pajetë ishte asistenti i tij. Sipas tij, Mac ishte i ulur në krevat dhe kokën e kishte të futur në mes të gjunjëve sikur po lutej dhe ndërkohë që ai po i jepte ndihmën e shpejtë, gjendja ishte kritike.

Familjarët e reperit janë ende në zi dhe nuk kanë pranuar të japin deklarata publike rreth vdekjes së tij apo faktit se Mac Miller e kishte humbur betejën me drogën. Autopsia zyrtare ka dalë rreth 3 ditë pas ndarjes nga jeta të tij por familjarët nuk kanë pranuar të bëjnë publike detaje të tilla pasi nuk dëshironin që askush të bënte komente rreth djalit të tyre.