Celebrities Showbiz

Vdekja e Mac Miller, merret vendimi për një nga personat e akuzuar!

Ai ishte një ndër reperët më premtues të industrisë së muzikës i cili u nda nga jeta pas një mbidoze në shtator të vitit 2018. Malcolm James McCormick, apo siç njihej në botën e artit Mac Miller, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ekspertiza bëri të ditur se artisti humbi jetën pas përzierjesh së disa substancave narkotike si fetanol, kokainë dhe etanol.

Një nga personat që furnizoi Mac Millerin me pilulat me fentanol që çuan në mbidozën e tij është dënuar me 10 vjet e 11 muaj burg. Ryan Reavis, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të rëndë të shpërndarjes së fentanolit, ishte një nga tre të akuzuarit për mbidozën fatale të reperit në shtator të 2018.

Sipas ‘Rolling Stone’, 39-vjeçari kërkoi një dënim 5-vjeçar, duke pretenduar se ai ishte thjesht një ndërmjetës dhe nuk e kishte idenë se pilulat që ai furnizonte ishin me substancë.

Së fundmi, një tjetër person i përfshirë në vdekjen e reperit është dënuar me më shumë se 17 vjet burg për rolin e tij në shitjen e pilulave me fentanil. 48-vjeçari Stephen Andrew Walter, u deklarua fajtor për një akuzë të shpërndarjes së fentanilit në nëntor 2021.

Sipas ‘Rolling Stone’, Walter iu drejtua gjykatës në Los Angeles, duke thënë se ishte me të vërtetë i penduar për veprimet e tij. Madje akuzoi të akuzuarin tjetër Ryan duke shprehur se:

Ai kishte përvojë për përdorimin e atyre pilulave. Mendova se ishte për të, për përdorim personal. Më pas ai ia dorëzoi McCormick-ut me kokainë dhe Xanax, ose çfarëdo. Nuk e kisha idenë se dikush kishte vdekur. Nëse do ta kisha ditur, nuk do të kisha vazhduar atë lloj sjelljeje.

Rikujtojmë, se pas më shumë se 1 viti nga humbja tragjike e Mac, miku dhe producenti i tij Jon Brion publikoi albumin e fundit me të cilën ishte duke punuar këngëtari i ndjerë, i gjashtë dhe i fundit i quajtur “Circles”. Mac dhe Jon kanë qenë duke bashkëpunuar për përfundimin dhe realizimin e këtij albumi. “Cirles” ka plot 12 projekte muzikore duke përfshirë “Good News” hiti i cili u nominua edhe për një çmim “Grammy”.