Showbiz

Zbulohet data e publikimit të bashkëpunimit muzikor mes Rinës dhe Adelina Ismailit

Pak javë më parë reperja e famshme nga Kosova, Rina publikoi një foto me divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.

Për të mos i lënë fansat e tyre në kureshtje ajo tregoi se mes tyre do të ketë një bashkëpunim muzikor që do të lançohet shumë shpejt. Të gjithë fansat shprehën dëshirën e tyre për të dëgjuar prurjen e artisteve që me siguri do të shndërrohet në një hit.

Pak orë më parë Rina ka zbuluar edhe datën e publikimit të këtij bashkëpunimi dhe duhet theksuar se pritej thuajse i erdhi fundi. Në komentet e kësaj fotoje në Instagram reperja shkroi se kënga do të dalë më 20 qershor por nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër rreth saj.

Pas publikimit na mbetet të shohin nëse ky bashkëpunim do të bëhet pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.