Showbiz

Zbulohet gjinia e bebit të Chiara Ferragni dhe Fedez

Pak ditë më parë blogerja më e famshme italiane Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të dytë.

“Leo do të bëhet vëllai i madh” -shkruajnë ata në postimet përkatëse në Instagram ku shfaqet vogëlushi teksa mban në duar ekografinë e parë të bebit.

Së fundmi revista prestigjose italiane “Oggi” ka mësuar edhe gjininë e foshnjes që pritet të vijë në jetë në muajin mars.

“Chiara dhe Fedez do të bëhen me vajzë” -thanë burime pranë çiftit për revistën. Dyshja janë më të lumtur se kurrë dhe po shijojnë ditët e para të shtatzënisë së blogeres.