Showbiz

Zbulohet i dashuri misterioz i Sharon Stone, 19 vite më i ri

Në datën 10 mars do të mbushë plot 60 vjeç, por një gjë e tillë nuk e ka penguar aspak që të ketë një të dashur shumë herë më të ri se vetja.

Bëhet fjalë për aktoren Sharon Stone e cila është fotografuar duke u puthur me të dashurin e saj. Sipas thashethemeve të zbuluara nga “Novella 2000”, i riu në fjalë quhet Angelo Boffa dhe është një sipërmarrës Italian.

Diferenca midis tyre është 19 vite, por një gjë e tillë duket se nuk përbën aspak problem për ta. Ata duket se janë takuar në Saint Moritz, Zvicër, ku ishin të dy për arsye profesionale,

Sharon dhe partneri i saj janë fotografuar në prezantimin e serialit televiziv “Mozaik”, ku ajo është protagoniste.