Showbiz

Zbulohet sëmundja e rrallë që ka i dashuri i Dua Lipës

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa që nga muaji qershor është në një lidhje me modelin 3 vite më të vogël, Anwar Hadid.

Të gjithë e njohin atë si vëllain e vogël të Gigi dhe Bella Hadid i cili vuan nga një sëmundje e rrallë.

Këtë e ka zbuluar mamaja e tij Yolanda gjatë një intervistë të dhënë së fundmi. “Bella dhe Anwar vuajnë nga sëmundja ‘Lyme’, ne gjithmonë kemi jetuar në një fermë me kuaj prandaj unë dhe vogëlushët e mi jemi infektuar”.

“Lyme” prek sistemin imunitar të një personi dhe është një bakter që mund të shkaktojë probleme serioze edhe në sistemin nervor nëse nuk mbahet nën kontroll.