Lifestyle

Zbuloni faktorët që rrisin gërhitjen te vajzat dhe gratë!

Ka faktorë të shumtë që mund të shkaktojnë gërhitje tek gratë dhe njohja e tyre mund të ndihmojë në përcaktimin nëse gërhitja është apo jo diçka që kërkon vëmendjen tuaj të menjëhershme, dhe nëse po, çfarë mund të bëni për këtë.

Menopauza mund të zvogëlojë tonin e muskujve në fyt, duke shkaktuar gërhitje tek gratë. Nëse gërhitja shoqërohet me pauza në frymëmarrje, mund të jetë një tregues i apnesë së gjumit. Mbipesha, shtimi i peshës mund të çojë në një tepricë të indeve rreth zonave të tilla si barku dhe qafa, ku mund të rezultojë në një kalim më të vogël ajri.

Shtatzënia, përveç shtimit në peshë, gërhitja gjatë shtatzënisë është shumë e zakonshme për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve, të cilat rrisin sasinë e gjakut në trupin tuaj dhe shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut. Kjo mund të çojë në ënjtje të kanaleve të hundës, duke ju detyruar të merrni frymë përmes gojës dhe, për pasojë, të gërhitni.

Lodhja, kur vajzat janë të rraskapitura, indet e muskujve rreth fytit dhe laringut relaksohen, duke shkaktuar gërhitje dhe duke e bërë atë edhe më të fortë se zakonisht. Është raportuar se gratë me sindromën e vezores policistike (PCOS) mund të jenë në rrezik më të lartë për të vuajtur nga apnea e gjumit dhe gërhitja për shkak të tepricës së hormoneve mashkullore, të cilat janë të lidhura me gërhitës dhe apnea e gjumit.