Aktualitet

Zero viktima, numër i ulët rastesh në 24 orë!

Asnjë humbje jete dhe 7 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në vend!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.