Tech

Zgjidhet ‘smartphone-i’ me kamerën më të mirë!

YouTuberi i njohur amerikan për teknologji, me nofkën “MKBHD”, ka ndarë çmimet vjetore për smartfonët, në shumë kategori. Produktet e Apple fituan në dy kategori, atë të Kamerës më të mirë dhe Baterisë më të mirë në një smartfonë. Kur bëhet fjalë për kamerën më të mirë, MKHBD ka zgjedhur modelin iPhone 15 Pro si lider në këtë kategori.

Sipas YouTuberit, ka smartfonë që kapin foto më të mira se iPhone-i, veçanërisht me zmadhim, por iPhone-i është përsëri më i miri për kapjen e videove. Ai vlerëson qëndrueshmërinë e kamerave dhe aftësitë e reja për kapjen e videove tek iPhone 15 Pro. Për kategorinë e Baterisë më të mirë nuk ishte iPhone 15 Pro ose 15 Pro Max, por modeli iPhone 15 Plus. Për shkak të ekranit 60 Hz që konsumon më pak energji, përformon më mirë se modelet Pro në këtë aspekt.

MKBHD thotë se iPhone 15 Plus është ideal për njerëzit që duan një telefon ‘të sigurt me potencial minimal’ por që nuk doni ta karikoni gjatë gjithë kohës. Ndërkaq, edhe pse është akoma herët, specifikat e serisë së iPhone që do të jetë i disponueshëm në treg gjatë vitit të ardhshëm, kanë filluar përhapen kudo nga prodhuesi amerikan. iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të ketë ekran prej 6,27-inç dhe 6,86 dhe fjala është për panelet LTPO me frekuencë freskimi prej 120 Hz. Është paksa e vështirë të besohet në madhësinë e ekranit iPhone 16 Pro Max, kështu që kjo e dhënë duhet marrë me një dozë rezerve. 

Rikujtojmë se në tetor, shitjet e smartfonëve në nivel global u rritën me 5%, për herë të parë në 27 muaj. “Udhëheqësit e rritjes janë tregjet në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe fillimi i sezonit të festave në Indi”,-thuhet në njoftimin e raportuar nga CNBC. iPhone 15 u shfaq në treg në fund të shtatorit dhe efektet e para të shitjeve u ndjenë në tetor. Tregjet më të zhvilluara, ku ka ‘ngopje’ në shitjen e smartphone-ave, shënojnë një rikuperim më të ngadaltë. Bazuar në këto rezultate, pritet që tregu global i smartphone-ave të rritet në tremujorin e katërt të 2023.