Bota

Zjarr i madh pranë një stacioni të metroje në Londër!

Mesditen e sotme ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm dhe re të mëdha tymi kanë përfshirë një stacion treni në Londër

Tymi ka mbuluar zonën. Nën stacion ka shumë dyqane dhe restorante të vegjël që tani janë të mbuluara nga tymi i zi. Ambulancat dhe ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, -ka shkruar në rrjetet sociale një dëshmitar.

Dhjetë makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës u dërguan menjëherë në zonë për të vënë nën kontroll situatën.

Nga zjarri janë përfshirë edhe katër makina dhe një kuti telefonike. Menjëherë pas nisjes së zjarrit është dëgjuar edhe një shpërthim, gjë e cila ka shkaktuar frikë se e gjithë kjo ishte një sulm terrorist.Teori e cila për momentin është përjashtuar.

Paravarësisht flakëve të mëdha, deri më tani nuk ka raportime për të plagosur, është evakuuar zona.