Aktualitet

Zjarr në Shkodër dhe Shëngjin, rrezikohen banesat

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer rreth mesnatës së kaluar në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat. Nga të dhënat, bëhet e ditur se zjarri është shfaqur pranë xhamisë në “Tepe” dhe është përhapur me shpejtësi, i favorizuar dhe nga era. Dy mjete zjarrfikës të Shkodrës dhe gjashtë forca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve. Zjarri ka qenë në përmasa të pazakonta, duke krijuar jo pak panik, për shkak se rrezikonte banesa dhe xhaminë, por që fatmirësisht është izoluar pa lënë pasoja.

Zjarr në Shëngjin, flakët shumë pranë banesave

Zjarret kanë përfshirë edhe malin e Shëngjinit. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore. Forcat zjarrëfikëse janë nisur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit teksa policia që ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj.