Tech Travel

Zvogëlon turbulencat gjatë fluturimit deri në 80%, teknologjia e re për aeroplanët!

Turbulencat mund të jenë të dëmshme për aeroplanët por edhe për pasagjerët. Arsyeja për turbulenca zakonisht ndodhë si pasojë e presionit atmosferik, rrymave të ajrit, në veçanti të ajrit të ftohtë dhe të nxehtë rreth maleve. Disa hulumtime kanë konstatuar se turbulenca rritet si pasojë e ndryshimeve klimatike, por një kompani austriake pretendon se ka zhvilluar një sistem që zgjedhë këtë problem në mënyrën më efikase.

Fjala është për kompaninë Turbulence Solutions me seli në Vjenë, që synon të zvogëlojë pasojat e turbulencës, duke parashikuar dhe mbajtur nën kontroll situatën me ndihmën e një sensori dhe softuerit për kontrollin e fluturimit.

Sistemi i quajtur Turbulence Cancelling mund të zvogëlojë turbulencat që ndihen te pasagjerët, deri në 80%. Ky sistem përbëhet nga dy shufra prej dy metrash, që janë të pajisura me sensorë për rregullimin apo balancimin e krahëve të aeroplanëve. Rikujtojmë se 11 pasagjerë në një fluturim nga Milano në Atlanta përfunduan në spital për shkak të turbulencave të forta pak para uljes së avionit. Në avion ndodheshin 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Dëshmitarët okularë raportuan se të paktën dy nga anëtarët e ekuipazhit u përplasën me tavanin.