Lifestyle

Propozime absurde për rindërtimin e Notre Dame

Pas zjarrit në katedralen e Notre Dame, arkitektët propozuan shumë ide për të rindërtuar atë. Projektet e publikuara në internet kanë qenë të shumta, madje edhe nga jo-profesionistë.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, tha se ndërtimi i ri do të ketë nevojë për një vështrim “të përshtatur me teknikat dhe sfidat e kohës sonë”.

Të shumta kanë qenë kritikat nga përdoruesit e internetit por disa prej tyre nuk kanë nguruar që të botojnë projekte dhe duhet pranuar se disa prej tyre janë absurde.

Kupola- Ky propozim vjen nga projektuesi Juan Françisco Ronda i cili dëshiron të dërgojë një mesazh qetësie dhe paqeje duke rrethuar katedralen me një kube qelqi. Kupola do të mbështetej nga një kolonë që dilte nga katedralja.

Kopshti Tavan-Një tjetër projekt është kopshti mbi tavan, i cili ofron pamjen e mrekullueshme të qytetit.

Pishinë-Një arkitekt ka projektuar një pishinë gjiganti me batinë e katedrales.

Një parking- Ky propozim është bërë nga Pascal Smet, Ministër i Infrastrukturës në Belgjikë.

Louis Vuitton Notre Dame -Drejtori i artit i studios braziliane Entrequadra Novas Midias e imagjinonte katedralen e rindërtuar për nder të kompanisë Louis Vuitton. Motivi i Louis Vuitton shtrihet mbi çati me inicialet e guximshme në dritare.

Maja e Artë- Disa thonë se duhet ta rindërtojnë majën siç ishte fillimisht, të tjerë thonë që duhet të hartohet një e re

Cirku i Notre Dame- Ky projekt është shfaqur kohët e fundit nga një burim anonim dhe tregon katedralen me një çati të një tende cirku.

McDonald’s a në Notre Dame- Nuk është çudi që ky vizatim vjen nga një përdorues i Reddit, duke marrë parasysh sa qesharak është imazhi. Çatia e kuqe e McD dhe harqet ikonike mund të jenë një pasqyrim i asaj se si punon kapitalizmi në botën e sotme dhe si duket dominon gjithçka