Aktualitet

3 orë në Prokurori/ Flet Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma

Pas rreth 3 orë e gjysmë, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka dalë nga Prokuroria e Tiranës ku u paraqit pas padisë së presidentit të Republikës për “Shpërdorim detyre”. Ardian Dvorani deklaroi për mediat se çështjet ligjore nuk shtrohen me filma: “Për këtë situatë do jetë prokuroria që do japë vlerësimin, vendimin. Unë nuk mund të flasë me detaje, por hetimi nuk zhvillohet në media,tv e gazeta, Unë kam dhënë shpjegime se pse ka ndodhur gjëja. Nuk është e mira që ti shtrojnë cështjet ligjore me produkte artiske e filma, por në rrugë ligjore tek organet e ligjit”, tha Dvorani.  Ndërkaq kreu i KED-it ngulmoi se paraqitja e tij në prokurori është në respekt të ligjit: “Unë nuk e kam menduar që kam ndonjë status të privilegjuar. Unë nuk jam në garë me kërkush, nuk llogarit kërkënd. Unë llogaris raportin tim me kushtetutën dhe ligjin, nëse këto më imponojnë të bëj një kallëzim do të bëj. Unë do përmbush detyrimet e mia deri në fund”, tha ai më tej