Aktualitet

Aksident automobilistik në Fushë-Krujë, 1 viktimë

Aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një të moshuari në Fushë Krujë. Viktimë mbeti një 73-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një makinë tip “Fiat” me drejtuese një 33-vjeçare. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal, ndërsa drejtuesja u shoqërua në Polici për veprime të mëtejshme.