Aktualitet

Anija shqiptare ‘Oriku’ tre misione gjatë natës, shpëtohen 111 emigrantë

Në tre operacione, anija shqiptare “Oriku” shpëtoi 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë në Egje. Ata u shpëtuan në ujërat mes Turqisë e Greqisë. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në “Facebook”, Xhçka pohon se emigrantët, të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare Turke.