Aktualitet

Armeni, Rama takon Presidentin francez Macron

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin francez, Emannuel Macron, gjatë Samitit të 17-të të Frankofonisë që po mbahet në Erevan të Armenisë. Rama publikoi në Instagram një video të takimit, ku shkruan: “Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë”. Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet prej 84 shteteve, duke përfshirë 274 milionë frëngjishtfolës.