Aktualitet

ARRSH: Kujdes me borën e ngricat në veri

Qarkullimi i automjeteve bëhet sërish me vështirësi në disa prej akseve kryesore të veriut e verilindjes, por edhe në rajonin qendror të Shqipërisë. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se qarkullimi në rajonin jugor bëhet pa zinxhirë, sikurse edhe në të gjitha akset e Tropojës. Vështirësi ka në akset e Qarkut të Dibrës ku po punohet për hedhjen e kripës, pasi erëra të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. Në rajonin qendror, qarkullimi bëhet me zinxhirë në segmentet rrugore Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, në Dajt, Qafe Priskë e zonat përreth.