Politikë

Basha kërkon pjesëmarrje aktive në protestat e Opozitës

Lulzim Basha mblodhi ish-deputetë e drejtues të degëve, për të kërkuar pjesëmarrje aktive në protestat e Opozitës në rrethe e te Kuvendi kur të ketë seanca. Ndërkaq, tubimi kombëtar i rradhës para Kryeministrisë pritet më 13 Prill në orën 18:00. Gjithashtu, Basha iu kërkoi që krahas organizimit të protestave, të përgatiten për zgjedhje të parakohshme parlamentare.