Politikë

Basha takon ish-kryeministrin e Kanadasë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Në një postim në Twitter, Basha shprehu vlerësime dhe mirënjohje për Harper, ndërsa e cilësoi atë një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Harper bën me dije se pjesë e diskutimit ishte situata aktuale në Shqipëri.