Showbiz

Dafina publikon prapaskenat e klipit “Aman”

Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B, “Aman” pritet të jetë një ndër këngët më të preferuara të kësaj vere.

Prurja muzikore është pritur mjaft mirë nga publiku dhe menjëherë është votuar për të qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare. Vetëm 1 javë pas publikimit, “Aman” gjendet në ‘top 10’ dhe momentalisht mban vendin e 7-të në The Top List.

Pak orë më parë Dafina vendosi të ndajë me fansat e saj në Instagram një video të shkurtër ku shfaq disa nga momentet më të bukura të xhirimit të këtij klipi kaq veror.

Nëse ende nuk i keni parë bëni mirë t’i hidhni një sy nëse jeni kuriozë.