Showbiz

Ditën e kaluar u publikua klipi me pjesëmarrjen surprizë të Kylie Jenner, fansat nisin peticion për ta larguar

Ditën e kaluar Cardi B dhe kolegia e saj repere Megan Thee Stallion publikuan klipin e bashkëpunimit të tyre më të ri “WAP” që menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave.

Klipi u pëlqye shumë deri në pjesën kur papritur u shfaq Kylie Jenner krejt rastësisht. Teksa u mendua se kjo do të kapte në befasi publikun si pjesëmarrje e qëllimshme për ta bërë atë më të bukur, fansat mendojnë krejt të kundërtën.

Pjesëmarrja e Jenner jo vetëm që nuk u prit mirë nga fansat por ata menjëherë krijuan një peticion online ku kërkojnë që pjesa ku shfaqet Kylie të hiqet menjëherë nga klipi.

Peticioni online kërkon 50.000 firma dhe deri në këto momente janë mbledhur 37.000 brenda 1 dite të vetme. “Isha duke shijuar kafen time duke parë këtë klip derisa u shfaq Kylie dhe filxhani më ra në tokë” -ishte një ndër komentet e bëra online nga fansat.