Showbiz

Drake thyen rekordin, artisti me më shumë çmime në “Billboard Music Awards” në histori

Reperi i famshëm Drake ishte ylli i mbrëmjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore “Billboard”.

Nga 17 nominime, artisti arriti të rrëmbejë plot 12 të tilla duke thyer rekordin si artisti me më shumë çmime në histori. Ai tashmë numëron plot 27 kupa “Billboard” përgjatë gjithë karrierës së tij muzikore.

32-vjeçari fitoi “Top Male Artist” duke mundur Post Malone, Travis Scott, Ed Sheeran dhe reperi e ndjerë XXX Tentacion. Kanadezi gjithashtu fitoi; Top Artist Awards, Top Streaming Artist, Top Billboard 200 Artist për albumin “Scorpion”, Top Radio Song Artist, Top Hot 100 Artist, Top Song Sales Artist, Top Rap Artist, Top Rap Male Artist, Top Streaming Song për “In My Feelings” dhe Top Rap Album.