Showbiz

Dua Lipa bën dedikimin e bukur për të dashurin e saj

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa të gjitha javët e karantinës i ka kaluar pranë të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Dyshja të cilët shoqërohen prej më shumë se 1 viti duket se tek njëri-tjetri kanë gjetur shpirtin binjak.

Së fundmi Dua ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotot më të bukura që ka bërë me të dashurin e saj përgjatë një viti.

“Nuk ka asgjë më të ëmbël sesa 365 ditë krah teje” -shkruan ajo në përshkrimin e këtyre fotove që shfaqin shumë dashuri.