Showbiz

Dua Lipa dyfishon pasurinë tashmë rivalizon Adele dhe Ed Sheeran

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa brenda 1 viti ka arritur të dyfishojë pasurinë e saj me 13 milionë euro.

Prestigjozia “The Sun” shkruan se këngëtarja e talentuar numëron në bankë 17.3 milionë paund ose 19 milionë euro duke i’u referuar shifrave të paraqitura nga ‘Companies House’.

Këngëtarja po arrin majat. Tashmë Dua jo vetëm që është në listën e artistëve më të pasur në britani por është shumë pranë rivalizimit me Adele dhe Ed Sheeran sa i përket pasurisë së saj.