Showbiz

Dua Lipa: “Kudo që shkoj tregoj se jam nga Kosova”

Dua Lipa së fundmi është detyruar të anulojë koncertet e saj në mbështetje të Bruno Mars për shkak të problemeve me dhëmbët e pjekurisë.

Megjithëse e trishtuar dhe nën efektin e qetësuesëve, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka vendosur që në kohën e lirë të rikuperimit të lexojë një libër nga gjyshi i saj Seit Lipa.

22-vjeçarja ka ndarë më të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram se së fundmi ka lexuar një artikull mbi punën e gjyshit të saj dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë krenare për prejardhjen dhe vendin e saj.

Ja çfarë shkruan Dua në postimin e publikuar pak orë më parë: “Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregojë historinë tonë, prejardhjen tonë, unë përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që shkoj, në çdo intervistë, se jam nga Kosova. Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak.”

Kujtojmë se Dua Lipa do të jetë e pranishme në Kosovë për të performuar hitet e saj më 10 gusht.