Aktualitet

Durrës, i dënuar me 35 vite burg për vrasje, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar i dënuar me 35 vite burg për vrasje u arrestua nga policia e Durrësit. Bëhet fjalë për Skënder Bakun, 53 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës .”Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.