Showbiz

Elvana kap kreun që nga prilli i vitit të kaluar

Elvana Gjata është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe kësaj radhe është “Tavolina e merzise”, kënga që ka marrë pafund votime nga ana e publikut shqiptar.

Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e dytë, fansat ia kanë arritur qëllimit ta shpallin këtë këngë, më të bukurën e kësaj jave, duke e zhvendosur “Menemadhe” të Lyrical Son, Ledri Vula dhe Mc Kreshës në vendin e tretë.

Po të kthehemi pas në kohë do të kujtojmë se ka qënë prilli i vitit 2018, muaji kur Elvana Gjata kryesonte “The Top List” me këngën “Xheloz”, pjesë e minialbumit “3”. Në fakt Elvana ka qëndruar rreth 5 javë në vendin e parë gjatë asaj periudhe, duke shënuar një rikthim të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, pas debutimit në tregun ndërkombëtar.

Krahasuar me javën e kaluar, treshja më e nxehtë e klasifikimit ka ndryshuar pasi këtë radhë kemi një hyrje të re dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e Young Zerkës dhe Jumpa, “Lule Bore”, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

Kjo javë ka sjellë 5 hyrje të reja, të cilat janë renditur mjaft mirë në listë. SI hyrja që është pozicionuar më mirë është kënga e Tunës, “Plage”, e cila ka zënë vendin 5-të. Ndërsa jashtë listës kësaj ka mbetur një këngë e Ledrit, “I vogel”, i cili prej 56 javësh qëndornte në klasifikim.