Showbiz

Ëndrrat bëhen realitet, Dua Lipa së shpejti vjen në bashkëpunim me Madonnan dhe Missy Elliott

Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur bashkëpunimi i saj me yjet e muzikës latine J Balvin dhe Bad Bunny e quajtur “Un Dia” u publikua duke u pëlqyer menjëherë nga publiku.

Teksa kënga është ende e freskët, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës.

Më 14 gusht ajo do të lançojë remiksin e këngës së saj “Levitating” pjesë e albumit të ri “Future Nostalgia”. Remiksi i këtij hiti muzikor do të vijë në bashkëpunim me yjet e muzikës si Madonna dhe Missy Elliott ndërsa kënga është punuar nga Dj amerikane The Blessed Madonna.

Në shumë intervista, 24-vjeçarja është shprehur se Madonna është idhulli i saj dhe kur krijon projekte të reja frymëzohet nga diva e muzikës pop. Duhet theksuar se Dua Lipa është shembulli se si ëndrrat bëhen realitet nëse punon fort për to.