Aktualitet Lajmet e fundit

Greqia zgjat mbylljen e kufirit me Shqipërinë deri më 31 gusht

Qeveria greke ka lajmëruar se ka shtyrë kufizimet për hyrjen e shqiptarëve në Greqi, deri më datë 31 gusht. Nga pika kufitare e Kakavijës, lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, ndërsa nga Kapshtica 300, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00. Nga 16 gushti, të gjithë ata që hyjnë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore. Ndërkohë, situata është kthyer në dramatike ku radhët kanë shkuar në gati 20 kilometra.