Bota

Japonezët i rikthehen gatimit të insekteve

Në mesin e pandemisë së koronavirusit, për të cilin dyshohet se mund ta ketë pasur origjinën në një treg kafshësh të gjalla në Ëuhan të Kinës, japonezët po i rikthehen gatimit të insekteve. Kryesisht përdoren bulkthat bulkthat në supë, në lëngun e sojës e madje dhe në makarona. Prej qindra vitesh, insektet janë ushqim në disa vende të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine, por në perëndim, kultura e refuzimit të tyre mbetet mjaft e fortë.