Bota

Japoni, përmbytje “apokaliptike”

Si të mos mjaftonte pandemia e koronavirusit, jugu i Japonisë është përballur me reshje shiu të paprecedentë, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive e rrëshqitje dheu. Të pakën 14 persona mendohet të kenë vdekur në një azil pleqsh në ishullin Kyushu. Dhjetëra mijëra vetëve nga ana tjetër i është kërkuar të braktisin shtëpitë e tyre. Kryeministri Shinzo Abe ka urdhëruar dërgimin e 10 mijë trupave në rajon pasi shërbimet e emergjencës nuk po i bëjnë dot ballë vetë situatës.