Aktualitet Lifestyle

“Java e Ali Pashës” çel sezonin turistik në Tepelenë

Tepelena çeli sezonin turistik me eventin kulturor “Java e Ali Pashës”. Simboli i përzgjedhur si frymëzues u mundësoi vizitorëve ture në kalanë mesjetare, por edhe një seri aktivitetesh muzikore, ekspozitash dhe një panair që promovoi asetet e bashkisë më të re turistike të Jugut. Tepelena ofron këtë vit disa bujtina, kanionet e Nivicës, mundësinë për aktivitete të aventurës, kala, rrënoja antike dhe eksplorimin e një hapësire të gjerë me tradita blegtorale.