Showbiz

John Legend tregon se si ra në dashuri me Chrissy Teigen 13 vite më parë

Ata janë një ndër çiftet më të përfolur të cilët janë të dashuruar si në ditën e parë që janë njohur.

Siç e keni mësuar edhe nga titulli bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm John Legend dhe modelen Chrissy Teigen.

Në ditën e Shën Valntinit, këngëtari ka treguar për herë të parë historinë e tyre të dashurisë nëpërmjet një video-je të animuar të kuadër të serisë së tij në Facebook, “Love Letters”.

41-vjeçari rrëfeu se dashurinë e jetës së tij e ka njohur në vitin 2007 gjatë xhirimeve të klipit të tij “Stereo”. Ai u shpreh se me Chissin menjëherë pati shumë kimi dhe pas realizimit të klipit ata ruajtën kontaktet dhe komunikonin shpesh me njëri-tjetrin.

“Një nga gjërat që më tërhoqi menjëherë për Chrissin ishte fakti se ajo ishte kaq e zgjuar dhe kishte shumë humor. Më bënte për të qeshur. E takoja sa herë ndodhesha në LA dhe kur largohesha më mungonte shumë. Aty e kuptova se ajo mund të ishte e duhura” -tha ai gjatë videos së tij të animuar.

Për të mësuar historinë e plotë të dashurisë së tyre e përse jo për tu frymëzuar, shihni videon e plotë të këngëtarit për të zbuluar të gjithë rrugëtimin e tyre.