Showbiz

Justin Theroux kërkon të zhvasë Jennifer Aniston

Divorci i çiftit të famshëm të Hollywood çdo ditë e më shumë po bëhet më i vështirë.

Burime pranë tyre kanë treguar për mediat amerikane se aktori kërkon gjysmës e pasurisë së Aniston në mënyrë që t’i japë asaj divorcin.

Avokatët e Jennifer po bëjnë të pamundur që kjo çështje e cila është duke u zgjidhur në gjykatë të mos kalojë në anën e ish bashkëshortit të saj.

Arsyeja që ai shtron është e thjeshtë: “Ajo ka qenë një femër e pasigurt në vetvete. Për 7 vite unë kam qëndruar i martuar me një femër xheloze, prandaj këto para i meritoj” ,-ka habitur Theroux me këtë deklaratë.

Se si do të shkojë çështja kjo pritet nga vendimi që do të marrë së shpejti gjykata e qytetit të New York-ut.