Aktualitet

Kapshticë, ndalohen 13 persona me dokumente te falsifikuara

13 persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falisfikuara. Ndalimi i tyre është bërë gjatë 17 ditëve të para të këtij viti nga Policia Kufitare e Kapshticës. Në kuadër të punës për goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, Policisë Kufitare Kapshticë bën me dije se ka intensifikuar kontrollet për dokumentacionin që përdorin qytetarët në dalje apo në hyrje të Republikës së Shqipërisë.