Aktualitet

KLP-ja miraton të hënën listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Pas dy ditësh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë merr në shqyrtim listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Në rend dite është miratimi i emrave që shprehën interesin pёr këtë pozicion, që plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn, pas vlerёsimit paraprak. Në mbledhjen e 23 Shtatorit pritet të jenë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, misioneve EURALIUS e OPDAT e të tjerë vёzhgues tё akredituar. Më 2 Maj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbylli garën për Kryeprokuror. Në përfundim, shprehën interesim prokurorët Olsian Çela, Arta Marku, Fatjona Memçaj, si dhe avokati Lulzim Alushaj.