Showbiz

Lady Gaga paralajmëron projektin e ri muzikor

Këngëtarja e famshme Lady Gaga më në fund do të rikthehet me një projekt të ri muzikor pas 2 vitesh nga i fundit.

Fansat e saj që ajo i quan Monsters e kanë mirëpritur lajmin dhe presin me padurim të dëgjojnë prurjen e re të 32-vjeçares, pse jo edhe një album të ri së shpejti.

Kënga e re e Lady Gaga quhet “Stupid Love” dhe do të lançohet ditën e premte. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Gaga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shfaq posterin apo banerin që përfaqëson këtë këngë.