Sport

Luftë për bileta, të paktën 14 mln kërkesa për Europianin 2020

Ende pa u zbuluar gjysma e skuadrave finaliste të Europianit 2020, turneu kontinental i futbollit ka gjeneruar një interesim të jashtëzakonshëm te tifozët. Të paktën 14 milionë kërkesa nga 207 vende të globit kanë pushtuar portalin e UEFA-s për kampionatin që verën e ardhshme do të nisë rrugëtimin e tij nga Roma me ndeshjen e hapjes në 12 Qershor në stadiumin ‘Olimpiko’.