Aktualitet

Mashtrimet e çifit të ndërtuesve Hoxholli, hetime për vepra të rënda penale

Çifti i biznesmenëve në fushën e ndërtimit, Rrapush dhe Vjollca Hoxholli do të gjykohen për rastet më të rënda të mashtrimit të parashikuara në kodin penal. Atë të mashtrimit me më shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, që parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vite burgim. Këtë akuzë e ka pranuar gjyqtari paraprak Erion Bani, i cili ka vendosur të kalojë për gjykim themeli çështjen ndaj çiftit të biznesmenëve.