Aktualitet

Milionat në Toyota, Krimet e Rënda lënë në burg Agim Cekën

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e Agim Cekës, i cili ka qenë drejtues i kamionit ku gjendeshin mjetet “Toyota Yaris”, brenda të cilave ishin të fshehura 3.4 milionë euro. Avokati mbrojtës, Ardian Visha kërkoi lirimin me argumentin se kanë mbaruar afatet. Por Apeli për Krimet e Rënda i rrëzoi këto pretendime dhe nuk e liroi Agim Cekën.