Aktualitet

Ministrat e Jashtëm pa marrëveshje! Vendimi për negociatat në dorë të liderëve të BE-së

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të vendeve të BE nuk bien dakord në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e e Veriut. 25 vende janë dakord me çeljen e negociatave por mesa duket Franca është i vetmi vend që vuri veton ndaj Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Tashmë vendimi funal do të diskutohet të enjten mes krerëve të shteteve të BE-së. Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn tha se nuk e humb shpresën për një vendimi pozitiv.