Bota

Ministri italian Salvini kërkon censurë të komunitetit rom

Matteo Salvini ndezi debate të reja në Itali. Pas mospranimit të emigrantëve, Ministri i Brendshëm populist pretendon të kryej census të komunitetit rom, që mund të çojë drejt deportimit të personave që nuk janë shtetas italianë. Pas një rrebeshi kritikash, kreu i “Lega Nord”-it u justifikua duke thënë se qëllimi i tij është mbrojtja e fëmijëve romë. Por sidoqoftë kërkesa u hodh poshtë nga Zv/Kryeministri dhe kreu i “5 yjeve”, Luigi Di Maio, që e përshkroi një census të tillë si antikushtetues.