Aktualitet

Mjekët nesër në protestë para QSUT

Mjekët dhe infermierët do të protestojnë nesër për rreth 1 orë para ambienteve të QSUT-së. Personeli Shëndetësor thotë se tubimi i orës 10:00 do të zhvillohet me qëllim llogaridhënien nga institucionet për garantimin e pagave dinjitoze në kushtet e Pandemisë. Gjithashtu do të kërkohet siguri për mbrojtjen e jetës së bluzave të bardha në vijë të parë me koronavirusin. Mjekët kërkojnë përmbushjen e katër pikave nga institucionet shtetërore: rritjen e pagave, sigurimin e kushteve optimale të punës, sigurimin e jetës dhe shpalljen dëshmorë të kombit për ata pjesëtarë të personelit shëndetësor që humbin jetën në luftën me COVID-19.