Aktualitet

Moti i keq në Pukë, 2 viktima

Moti i keq, me erëra të forta shënon dy viktimat e para në vend. Ngjarja ka ndodhur në Pukë, në fshatin Buzhalë, ku dy të rinjë mësohet të kenë rënë nga shpati i malit në greminë si pasojë e erës së fortë. Viktimat ishin shokë me njëri-tjetrin dhe prej dy ditësh ndodheshin në stan me bagëtitë. Kanë qenë familjarët ato që kanë lajmëruar policinë e ndësa uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave.